Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se partia e tij mbështet propozimin për rezolutën e përbashkët për të dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Të dielën Kosova u përball me një sulm terrorist ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Edhe njëherë i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjareve të tij dhe gjithë kolegëve të tij. Në emër të PDK-së, e mbështesim propozimin për rezolutën e përbashkët për të dënuar sulmin terrorist që bën në vendin tonë, sot nuk do të flasim për betejat e brendshme politike, sepse e kemi një temë më të rëndësishme, Kosovën shtetin tonë”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjatë fjalës së tij tha se vendi ynë është nën sulm dhe të gjithë ne pa përjashtim, duke shtuar se duhet të jemi të gjithë në krye të detyrave tona.
“Kosova sot është nën sulm dhe në të gjithë pa përjashtim duhet të jemi në krye të detyrave tona. Për mua dhe PDK-në, është e qartë se organizimi i sulmit terrorist adresën e ka në Beograd. Në këtë aspekt kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, që të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dozuar ata, sepse ata duhet të ndërmarrin dënimin e merituar për krimin që realizuan në Kosovë”, u shpreh ai
Ai tha se në periudha sfiduese si kjo, PDK i ka ofruar mbështetjen e plotë të gjitha institucioneve të sigurisë.
“Në periudha sfidueses si kjo për PDK interesi nacional i vendit është dhe mbetet njësoj, i kemi ofruar mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë. Të gjithë faktorët politik të qëndrojnë së bashku për të mirën e vendit tonë”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...