Krasniqi në Maqedoni të Veriut: Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor lajm i mirë edhe për Kosovën

16:11 | 9 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila sipas tij është duke pritur liberalizimin e vizave.

‘Takimet zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sot i nisa me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, me ç ‘rast e urova për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe rolin vendimtar të faktorit politik shqiptar në këtë proces. Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, hapat konkret të saj, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila pret shpejtë liberalizimin e vizave, si një e drejtë e merituar tash e disa vjet”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka theksuar se kanë diskutuar edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkë diskutuam edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët po dëshmojnë se janë përcaktues me kontributin e tyre në secilin proces pozitiv institucional. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sikur deri sot, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor, mirëkuptimin e ndërsjellë në përballimin e sfidave dhe proceset me interes të përbashkët”, ka thënë ndër të tjera, Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme