Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.
Krasniqi ka thënë se nga shtetet anëtare të BE-së kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, deputetja Krasniqi ka kërkuar nga Spanja njohjen e pavarësisë.
Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid.
“Në fjalën time drejtuar COSAC, tregova se institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, janë plotësisht në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kurse nga institucionet e BE-së si dhe nga shtetet anëtare kërkova që sa më shpejtë të hiqen sanksionet vendosura ndaj Kosovës. Ndërsa në mënyrë të veçantë kërkova nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Arbresh.info
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...