Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosoëvës (LDK), Rrezarta Krasniqi në Madrid të Spanjës ka kërkuar dënimin e sulmit terrorist serb në Banjskë.
Në takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), Krasniqi tha se mosndëshkimi i Serbisë mund të shkaktojë destabilitet në Ballkan dhe siç tha ajo, duke u ndikuar nga Rusia mund të përhapet luftë në Evropë, shkruan Arbresh.info.
“Në takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), në Madrid të Spanjës, para të pranishmëve në COSAC, kam kërkuar të dënohet sulmin terrorist serb në Banjska të Komunës së Zveçanit, duke theksuar se elementet destabilizues rajonal me bazë në Serbi, mund të jenë të rrezikshëm për destabilizimin e Ballkanit dhe janë të lehtë të manipulohen nga Rusia për përhapjen e luftës në Evropë, andaj edhe kërkova mbështetjen e tyre që të bëhet më shumë presion në dorëzimin dhe sjelljen e terroristëve përballë drejtësisë.”, shkroi ajo.
Ndër të tjera, ajo kërkoi edhe njohjen nga pesëshja e BE-së.
“Gjithashtu shfrytëzova rastin për të kërkuar nga shtete anëtare të BE-së që Kosovës t’i ofrohet perspektivë integruese Evropiane, anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohja e pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar Kosovën, si dhe inkuadrimi në mekanizmat e tjerë të ndryshëm ndërkombëtar.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...