Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Kaçanikut, ku është pritur nga Kryetari Besim Ilazi.
Së bashku me Kryetarin Ilazi, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar palestrën e re sportive, sallën e Edukatës Fizike në shkollën “7 shtatori”, trotuarin në fshatin Stagovë dhe projekte të tjera që po ndodhin aktualisht nga buxheti komunal.
“Kisha kënaqësinë të jem përsëri në Kaçanik, për të parë nga afër punët të cilat tashmë ka filluar Kryetari i Komunës, Besim Ilazi me ekipin e tij. Ai më njoftoi për sfidat dhe vështirësitë e komunës me të cilat po ballafaqohen. Po ashtu, diskutuam për planet dhe prioritet e Kryetarit në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Së bashku vizituam disa projekte të cilat janë duke u zhvilluar me buxhetin vetanak të komunës, siç ishte për herë të parë një sallë e sporteve. Pastaj ishim në Stagovë, ku pamë punimet në trotuarin dhe ndriçimin publik, që lehtëson jetën e banorëve. U ndjeva i lehtësuar që pashë nga afër përfundimin e palestrës sportive, të cilën unë e kam iniciuar kur kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”, tha Kryetari Krasniqi.
Më tej, ai ka shtuar se është jashtëzakonisht i lumtur me energjinë e Kryetarit Ilazi, ekipit të tij dhe përkushtimin e madh për të realizuar të gjitha zotimet e dhëna.
Por, Kryetari Krasniqi tha se është vërtetë shqetësuese që komunat e Kosovës në përgjithësi, e ato që udhëhiqen nga opozita në veçanti, janë duke u neglizhuar dhe penalizuar nga ana e pushtetit dhe Qeverisë Kurti.
“Këtë po e vërejmë nga vizitat tona të rregullta. Kaçaniku është nga shembujt jo të mirë të Qeverisë, e cila si komunë po hynë në vitin e katërt që asnjë projekt nuk e ka marrë nga niveli qendror. Unë besoj që Kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët në detyrë janë kryetarë të të gjithë qytetarëve. Prandaj, kjo neglizhencë e tij duhet të marrë fund. Përndryshe, Albin Kurti është duke e mbajtur vetëm një premtim, atë që i ftonte qytetarët të votonin për kandidatët e tij, sepse, nëse fitojnë kandidatët tjerë, ai si Kryeministër nuk do tu ndihmoj. E kjo po shihet qartazi tanimë.”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen në të gjitha projektet që po realizohen në të mirë të qytetarëve.
“Është gjithmonë kënaqësi që ta kemi në vizitë Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Kryetarin Krasniqi e njoftova për sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon komuna e jonë pas pandemisë. Kryetari Krasniqi na ofroi të gjithë mbështetjen e tij që të shtyjë përpara projektet e komunës tonë, për çka e falënderoj jashtëzakonisht shumë. Komuna jonë, nuk e ka mbështetjen e nivelit qendror. Po hyjmë në vitin e katërt që nuk e kemi asnjë projekt të ri nga niveli qendror dhe tashmë ky është një shqetësim edhe i qytetarëve.”, ka thënë Kryetari Besim Ilazi.
Vizita e Kryetarit Krasniqi në Kaçanik është në kuadër të vizitave që Kryetari i PDK-së po zhvillon nëpër komunat e Kosovës, për të mbështetur të gjithë kryetarët në implementimin e projekteve në të mirë të qytetit dhe të qytetarëve pa dallim./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...