Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot komunën e Gjilanit ku është pritur nga ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve, nga të cilët, është njoftuar për sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.
Me anë të postimi në Facebook, kreu i PDK-së ka deklaruar se nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm.
Mes tjerash, Krasniqi shtoi se gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e bizneseve në Gjilan ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend.
“Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi.
Ndërkaq, Krasniqi ka thënë se shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset, të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze./arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...