Google ADS

Krasniqi në Ditën e Kushtetutës: Të ndërtojmë një shtet të drejtë mbetet zotimi ynë i përhershëm

09:30 | 9 Prill 2024
E.K

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Kushtetutës në 16-vjetorin e ratifikimit të saj.

Me anë të një postim i në Facebook, ai ka shkruar se duhet të respektohet dhe të mbrohet me çdo kusht themelet e të drejtave dhe të lirisë.

Gjithashtu, Krasniqi ka shtoi se “angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme