Google ADS

Krasniqi në Bruksel takohet me stafin e Michel, flasin për reformat në qeverisje lokale

14:09 | 3 Maj 2022
S D

Në vazhdën e qëndrimit në Bruksel, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me Simon Mordue, Shef i Politikës së Jashtme si dhe Simona Gueorguieva, Këshilltare për Politikën e Jashtme në Kabinetin e Charles Michel, Presidentit të Këshillit Evropian.

Në takim është diskutuar për progresin që është bërë së fundmi nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për reformat që po bëhen në fushën e qeverisjes lokale, thuhet në një komunikatë për media.

Po ashtu, është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Krasniqi falënderoj Mordue dhe Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite./arbresh.info/

Të ngjashme