Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se më 27 shkurt, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe aneks, përmes të cilave, siç tha Krasniqi, ka vendosur asociacionin në qendër të dialogut, shkruan Arbresh.info.
“Atë që ia kemi thënë shumë herë Kryeministrit Kurti, ai tek sot e paska kuptuar. Me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks të zbatimit të saj, përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autominë politike për serbët në qendër të dialogut.”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, Kurti pasi e ka kuptuar gabimin ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa, veprime për të cilat thotë se pasojat do t’i vuajë Kosova.
“Në këtë situatë – të qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kryeministri Kurti e ka futur veten vet. Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme. Tash, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, ka shkruar Krasniqi.
Tuje, kreu opozitar u shpreh se thirrjet populiste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik janë çmenduri e llojit të vet.
“Qytetarëve dhe shtetit tonë nuk i duhet e nuk i ndihmon ky kurs i konfrontimit me aleatët strategjikë. Sot, para se gjithash, Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër – kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në kursin e nevojshëm të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, shtoi ai./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...