Krasniqi nderon heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj: E përjetshme qoftë lavdia

19:35 | 30 Maj 2024
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë për të nderuar Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se ata u flijuan për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

“Sot, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, për të nderuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 25 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë”, shkroi Krasniqi.

“Ideali për Kosovën e lirë e të pavarur, për të cilin ata u flijuan – është dëshmi se atdheu për ta ishte mbi të gjitha. E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, tha Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme