Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar lidhur me nisëmn e Kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Komunave për inicimin e peticionit për shkarkim të kryetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet sipas Udhëzimit Administrativ.
Ndër të tjera, ai ka sqaruar se qyetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure duhet të themelojnë grupin nismëtar i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në.
“Udhëzimi Administrativ, përcakton qartë procedurën e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Qytetarët e interesuar për inicimin e kësaj procedure, themelojnë grupin nismëtar i cili para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal i cili më pas njofton MAPL-në dhe KQZ-në.”, ka shkruar ai.
Po ashtu, ministri Krasniqi ka thënë se është në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga një grup nismëtar.
“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo antarët e grupit inicues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ.”, tha ai.
Ndryshe, KQZ ka njoftuar se ka pranuar katër email-a prej të cilave tri e kanë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-mail zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
KQZ: Kemi pranuar e-mail me formularin ku kërkohet shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...