Google ADS

Krasniqi mesazh për qytetarët e Kosovës: Vaksinohuni, respektoni masat

10:04 | 2 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Pas rritjes së numrit të vdekurve në Kosovë, si dhe rasteve me Covid-19, kanë filluar edhe reagimet për parandalimin dhe përhapjen e këtij virusi e ku në Kosovë 98%, dominon varianti Delta, shkruan arbresh.info.

Arbresh.info këto ditë ka filluar sensibilizimin e qytetarëve të Kosovës me mesazhe nga fytyra publike dhe me rëndësi në Kosovë, që të vaksinohen dhe ti respektojnë rregullat në bazë të ligjit për Covid-19./arbresh.info.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, për arbresh.info dha një mesazh sensibilizues, duke kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.

“Organizata Demokracia Plus ju bashkëngjitet në thirrje të gjithë ekspertëve shëndetësor që qytetarët të vaksinohen, ne stafi jonë jemi vaksinuar, por që e kemi kuptuar që është diçka e pashmangshme dhe është në të mirën tonë, këtë synojmë ti’a përçojmë edhe qytetarëve që ta bëjnë një gjë të tillë dhe po ashtu të kujdesen që të respektojnë masat”, tha Krasniqi.

Shikoni videon:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme