Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka marrë vendim për regjistrim falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Me anë të një postimi në Faecbook, ai ka thënë se ka kërkuar nga Komunat që të shpallin muajin Prill si muaj falas per regjistrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke krijuar lehtësira dhe informacione të plota dhe të nevojshme për regjistrim të mëvonshëm të komuniteteve, shkruan Arbresh.info.
“Regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian demonstron përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale. Duke hequr dorë nga tarifat e regjistrimit, komunat eliminojnë barrierat financiare që mund t’i pengojnë komunitetet e margjinalizuara. Kjo qasje jo vetëm që njeh vlerën e tyre të qenësishme, por gjithashtu afirmon të drejtën e tyre për trajtim dhe mundësi të barabartë.”, ka shkruar ai.
Ministri Krasniqi tha se regjistrimi falas ka për qëllim promovimin e të drejtave themelore të komuniteteve e sidomos të drejtës së regjistrimit si segmenti më i rëndësishëm për gjithë përfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare.
“Do të vazhdojmë të qeverisim me përkushtim drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo individ, pavarësisht nga prejardhja e tij, mund të gëzojë të drejtën e tij për të jetuar me dinjitet dhe për të kontribuuar në shoqëri.”, përfundoi ai.
Ndryshe, regjistrimi popullisë ka nisur më 5 prill dhe do të vazhdojë deri në 17 maj./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...