Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

11:29 | 25 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se lajmin për aksidentin e autobusit me bashkatdhetar që ka ndodhur në Kroaci e ka marrë më trishtim.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjaret që kanë humbur të afërmit e tyre në aksident dhe u ka uruar shërim të lënduarve.

Postimi i plotë:
Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme