Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është kujdesur që t’ua rikonfirmojë qytetarëve pesë prioritetet e punës së Kabinetit për Qeverisje të Mirë, të prezantuar ditë më parë.
Ai ka njoftuar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente, të cilat do të udhëhiqen “nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale”.
Kreu i PDK-së ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, pesë video përmes të cilave prezanton përmbajtjet.
Diplomaci Aktive dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar: Kosova e së ardhmes duhet të jetë e integruar në strukturat euro-atlantike, të ketë një diplomaci aktive, që i ndjekë interesat kombëtare e shtetërore duke e forcuar bashkëpunimin ndërshqiptar.
Shëndetësi Cilësore dhe Dinjitet Njerëzor: Një Kosovë e zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë është e mundur, vetëm kur merr për bazë dimensionin social të një shoqërie të shëndoshë dhe me përkujdesje për ata që kanë nevojë.
Kulturë dhe Kapital Njerëzor Konkurrues: Kosova e së ardhmes duhet të ofrojë mundësi për të rinjtë, duke hartuar politika qeverisëse për një kapital njerëzor konkurrues, jo vetëm në parametra të brendshëm, por edhe për tregun dhe konkurrencën globale.
Rend Publik dhe Siguri Qytetare: Për një Kosovë të së ardhmes, parakusht është sundimi i ligjit, një drejtësi e paanshme dhe efikase, një rend publik i sigurt dhe në shërbim të secilit. Një siguri kombëtare e qëndrueshme dhe një koncept i mbrojtjes, i aftë për t’iu përgjigjur dinamikave të sigurisë në kohën tonë.
Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër: E ardhmja e Kosovës duhet të ketë në themelet e veta një ekonomi transformuese, digjitale dhe të gjelbër.
Ndërkohë, Krasniqi ka treguar se në ditët në vijim do të shpalosë së kush do të jetë në krye të secilit departament./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...