Google ADS

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë

17:03 | 9 Janar 2025
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova do jetë më e fortë e me të ardhme më të ndritshme nëse kryeministër bëhet Bedri Hamza.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se uniteti i PDK-së do ngrit Kosovën si një forcë të vetme.

“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë, duke e ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme. Me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme