Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në këtë takim, Krasniqi ka shprehur shqetësim lidhur me vazhdimin e masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat siç thotë ai, po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe perpektivën evropiane të shtetit tonë. Ambasadorit Szunyog i shpreha shqetësimin në lidhje me vazhdimin e masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë.”, ka shkruar Krasniqi.
“Për PDK-në, Integrimi euro-atlantik është i paalternativë dhe rruga e vetme përpara.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...