Google ADS

Krasniqi: Marrëveshje ekonomike i hap rrugë njohjes

00:02 | 4 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se është joreale që të premten të synohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia përmes marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Washington.

Ajo, e ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se kjo marrëveshje mund të shihet si e ndërmjetme që do të çojë drejt marrëveshjes finale, ku atëherë duhet të jetë njohja reciproke si obligim për të palët.

Ajo ka thënë se edhe marrëveshjet për çështje ekonomike, kur bëhet fjalë me Serbinë, janë politike.

“Duket se janë hedhur hapa para drejt një marrëveshje me bazë ekonomike. Çfarëdo lloj çështje që arrihet me Serbinë, edhe nëse ka të bëjë me ekonominë, është politike. Se sa do të arrihet mbetët të shihet. Nga fillimi është thënë se kjo është një marrëveshje e ndërmjetme që do të çojë në marrëveshjen finale, këtë e ka thënë administrata Trump dhe emisari Richard Grenell. Të pretendosh që të arrihet njohja reciproke të premten është joreale, por nëse ka përkushtim për të lëvizur para, është një lëvizje pozitive”, ka thënë Krasniqi.

Bisedimet Kosovë – Serbi kanë nisur të enjten në Washington, e pritet të përmbyllen të premten me nënshkrimin e një marrëveshje ekonomike. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ka mundësi të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump./koha.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme