Google ADS

Krasniqi: Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë e Kosovës

14:59 | 30 Shtator 2021
S D

Analisti politik, Albert Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me targat, e ku ai e ka quajtur edhe si një fitore të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Krasniqi tutje ka renditur edhe disa nga pikat kryesore të cilat e kanë dominuar çështjen e reciprocitetit si targat ilegale KM, pastaj pranin e KFOR-it në pikat kufitare.

Ai po ashtu shtori se Kosova nuk ka rënë pre e provokimeve të Serbisë kësaj here.

Postimi i plotë:

Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë e Kosovës
– Targat ilegale KM kanë qenë në përdorim dhe nuk po kthehen tash. Problemet që janë shtresëzuar për kaq shumë kohë, nuk mund të zgjidhen brenda natës;
– Prania e KFOR-it në pikat kufitare nuk ka pse të na pengojë, përderisa nuk na pengon që KFOR-i të ruaj kufijtë tanë;
– Mbulimi i targave është avancim në raport me heqjen e tyre. Me këtë marrëveshje – nëse zbatohet – të dy shtetet trajtohen barabartë;
– Serbia shpërfaqi edhe një herë tendencat për destabilizim në rajon. Kosova nuk ra në provokimet e shumta të Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme