Google ADS

Krasniqi, LDK-së: Në tri vite qeverisje s’i bëtë sigurimet shëndetësore as autostradën për Gjilan

19:59 | 25 Tetor 2017
M. A.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kundërshtuar deputetët e LDK-së, të cilët akuzuam qeverinë se po e heq nga buxheti autostradën për Gjilan dhe sigurimet shëndetësore.

Krasniqi tha gjatë fjalimit të tij se ka qenë qeveria e Isa Mustafës që për tri vjet asnjë gjë nga këto që po akuzohet sot qeveria Haradinaj, nuk e ka kryer.

Ai ka kujtuar se LDK-ja kishte udhëhequr pikërisht me resorët e financave, infrastrukturën dhe shëndetësinë dhe ka pasur mundësinë t’i bëjë këto.

Krasniqi paraprakisht ka thënë se deputetët e LDK-së, sidomos ata të rinjtë kanë marrë trauma nga fitoret e PDK-së.

“Mos u ngutni shumë se më 19 (nëntor) është balotazhi e me 20 keni me përmend prapë PDK-në, për që ka me ju mujt në ato komuna që garon e edhe në ato komuna që nuk garon. Sepse po shohim tendenca që do e kanë me e mujt partine e vet e do partinë e kundërshtarit, por vendimet e PDK-së0 do të jenë vendimtare”, ka thënë Krasniqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme