Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, thotë se thirrjet e amerikanëve për heqjen e taksës duhet t’i lexojë drejtë Qeveria.
Sipas tij, nëse shkojmë drejt përkeqësimit mund të ketë pasoja që do të përcillen ndër vite.
“Unë besojë që këto presione janë shumë dramatike dhe institucionet tona duhet t’i lexojnë drejtë sepse nëse shkon në drejtim të përkeqësimit të mëtejshëm, pastaj do të vijmë në një situatë që me vite do të merremi me pasojat e vendimeve të gabuara. Personalisht mendoj që taksa tashmë është konsumuar si instrument i politikës dhe do të duhet të hiqet në mos për tjetër për hatër të sponsorëve të pavarësisë së Kosovës që janë amerikanët dhe që e kanë marrë me kaq insistim”, tha ai.
Krasniqi tha se LDK-ja duhet t’i qartësojë urgjentisht qëndrimet e saj për taksën, dhe se ajo duhet të dalë edhe nga Qeveria nëse konstatojnë që Vetëvendosja dhe Kurti nuk janë të gatshëm të lëvizin në këtë drejtim.
“Unë besojë që LDK-ja duhet ta qartësojë urgjentisht qëndrimin dhe jo të mbaj vetëm llafe, por ajo përnjëmend duhet të dalë nga Qeveria nëse konstatojnë që Vetëvendosja dhe Kurti nuk janë të gatshëm të lëvizin në këtë drejtim. LDK-ja është e njohur si parti me një histori pro amerikane, me Ibrahim Rugovën si simboli i asaj miqësie. Prandaj LDK-ja nuk duhet të luaj lojën e strucit “ta futë kokën në zallë dhe të sheh”, tha Krasniqi.
E duke folur për një mujorin e Qeverisë Kurti, ai tha se kjo është një periudhë e prodhimit të konfliktit të brendshëm dhe prodhimit të armiqve imagjinarë.
“E vlerësojë si një periudhë të prodhimit të konfliktit të brendshëm, prodhimit të armiqve imagjinar. Lëvizja Vetëvendosje është parti që ka ardhur në skenën politike me konflikt, ka ardhur me një ide të prodhimit të armiqve, të kundërshtarëve, fatkeqësisht nuk po heq dorë prej asaj mendësie. Po të shikoni në këtë periudhë është marrë me shkarkimin e bordeve, me gjëra të cilat janë atraktive për njerëz naiv, në vend që Qeveria të fokusohet se si të hap vende pune, ata janë të fokusuar si t’i shkarkojnë njerëzit nga puna”, tha Krasniqi.
Sipas tij, marrja e shtetësisë shqiptare nga ish-kabineti i Veselit dhe ai i Haradinajt është hutim në publik, ngase siç thotë ai, në kohën kur po punohet për forcimin e shtetit dhe identitetit shtetëror të Kosovës marrja e pasaportave në shtetet e tjera mund të krijoj hutim.
“Këto lëvizje në fakt prodhojnë një lloj hutimi në publik, sepse në kohën kur ne po punojmë ose po proklamojmë që po punojmë për forcimin e shtetit dhe identitetit shtetëror të Kosovës, marrja e pasaportave në shtetet tjera mund të krijoj hutim. Në fakt sa e di unë, Kosova ka një raport një mundësi të dy shtetësisë me Shqipërinë dhe më duket edhe me Serbinë për shkak të serbëve, por janë zhvillime që do të duhej të mendoheshin shumë”, tha Krasniqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...