Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së me të cilët kanë diskutuar për çështjet aktuale, zhvillimet politike në nivel lokal dhe vendor.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se largimi nga vendi i qytetarëve është si pasojë e qeverisjes së paaftë.
Ai shtoi se Qeveria Kurti, nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve.
“Duke u nisur nga vizitat që kam bërë gjithandej nëpër Kosovë, si dhe nga takimet e përditshme që kanë kryetarët e Degëve të PDK-së më bashkëqytetarët e tyre, ndamë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë.
“Kosova nuk do të mund të bëjë hapa përpara pa kapacitetet dhe energjinë e rinisë, e cila është motori i zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë. Është obligim i secilit prej nesh që të angazhohemi në këtë drejtim për ta rikthyer besimin te mundësitë që ofron vendi ynë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...