Krasniqi: Kushtetuta e Kaçanikut kthesë historike për popullin e Kosovës

12:19 | 7 Shtator 2023
E.K

Sot shënohet 33-vjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik.

Me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kjo datë shënon një kthesë historike për Kosovën, ku me miratimin e kësaj Kushtetute  ka qenë një manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës, përcjell Arbresh.info

Në një postim në Facebook, lideri i kësaj partie thotë se Kushtetuta e Kaçanikut jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme.

“Nderimet më të larta për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme