Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të diskuar lidhur me rrëmbimin e tre policëve kosovar nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuciq për shkeljen e integritetit territorial të Kosovës, duke i krahasuar ato me politikat e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.
Në fjalën e tij të rastit, Krasniqi ka shprehur shqetësim për mungesën e angazhimit dhe veprimeve konkrete të Qeverisë së Kosovës në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Po ashtu, ai ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për mungesën e informacionit dhe angazhimit në përpjekjet për të siguruar kthimin e policëve të kidnapuar në Kosovë.
Krasniqi ka thekuar se përtej politikave agresive të Serbisë, thelbësore është jeta e zyrtarëve policorë të kidnapuar, për të cilët nuk ka askush asnjë informacion deri tani.
“Por përtej kësaj më e rëndësishëm është jeta e zyrtarëve policorë, për të cilët akoma as ne e siç duket as ju kryeministër nuk keni asnjë lajm, as se ku janë, as se si janë, e as çfarë po ndodh me ta. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shemsi Mustafa sot janë në Serbi, të kidnapuar nga shteti serb, familja e tyre janë në ankth duke mos pasur asnjë informatë për fatin e familjarëve të tyre. Përderisa përgjegjësia për shëndetin dhe sigurinë e policeve tanë ëshët e Serbisë, përgjegjësia për kthimin e tyre në shtëpitë e tyre tani është e juaja kryeministër. Ne duhet ta dimë se cilat janë veprimet konkrete të cilat Qeveria i ka marrë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.
Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë të ndërmarrin veprime konkrete dhe të kërkojë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë dhe forcat e KFOR-it në luftën kundër kësaj shkeljeje të qartë të integritetit territorial./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...