Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbysur të gjithë jetën e tij politke me pranimin e planit evropian.
Ai tha se që dy vite nuk është diskutuar dialogun Kosovë-Serbi, për ti dhënë hapësirë kryeministrit Kurti, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, kreu ekzekutiv e ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, duke shtuar se në vilën e Titos ka pranuar të gjitha ato që ka premtuar se nuk do t’i pranojë.
“Sot jemi këtu për një temë që javët e fundit, por edhe në dy vitet e fundit kemi diskutuar e folur shumë edhe pse jo në Kuvendin e Kosovës duke dashur ‘ti japim hapësirë kryeministrit për të realizuar qëndrimet shtetërore për të cilat ‘skemi pasur dallime shumë si parti politike. Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të gjithë dialogut dhe pyetja e parë është “Kryeministër çka ka, çka s’ka”, Zajednicë apo Asociacion? Kryeministri mbrëmë e ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por unë e uroj për sinqeritetin e tij. Por po, ka Asociacion, ashtu siç tha ky mbrëmë dhe ka pasur Asociacion sa herë që ka thënë ky se s’ka. Por loja me fjalë e ka afatin e skadimit, ato skadojnë kur duhet të ndërmerren veprime, e ai përmbi vete i ka marrë për ironi të fatit dhe të Kosovës. Nuk është shumë me rëndësi në villen e Titos, pasi aty i ka pranuar të gjithë ato që ka premtuar se s’do ti pranojë”, tha Krasniqi.
Madje kryetari i PDK-së thotë se kryeministri ka tradhtuar të gjithë dashamirët e tij, ngase i ka premtuar se nuk do të kishte Asociacion e as Zajednicë.
Duke shtuar se me vendimet e tij ka rrezikuar tu japë autonomi politike serbëve të Kosovës.
“Ndoshta jo tradhti kombëtare, por tradhti ndaj ndjekësve e militantëve të vetë, sepse u ka premtuar se s’do të ketë Asociacion e Zajednicë. Jo vetëm Asociacion, por ka rrezikuar tu japë autonomi politike serbëve të Kosovës. S’ka mbetur thuajse asgjë pa u thënë për këtë marrëveshje, por ato që janë tashmë fakte kokëforta në këtë proces dihen. Nga marrëveshja finale e gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë në qendër jemi në një marrëveshje të përkohshme e të pjesshme e me autonomi në qendër dhe ky degradim është absolutisht përgjegjësi e Kurtit”, tha ai.
Tutje Kransiqi tha se ky degradim i këtij procesi është fajtor kryeministri Kurti, po ashtu shtoi se kryeministri i Kosovës me dakordimin e kësaj marrëveshje e ka pranuar mosnjohjen.
“Tha e kam riformuar dialogun. Kjo është e vërtetë që është format i ri i dialogut, sepse prej qëllimit të njohjes së ndërsjellë, Kryeministri e pranoi mosnjohjen. Ky është ndryshim i turpshëm është dorëzim, dorëzim me thënë tekst më të mirë s’kemi mund me marr në këtë situatë sepse situatën e ka krijuar ky kryeministër , s’ka pikë prej qielli. Tekst që s’paku nuk e pranon mosnjohjen nga Serbia sepjes esenca e kësaj marrëveshje është degradimi nga njohja e ndërsjellë në pranimin formal të mosnjohjes së ndërsjellë. Mund të thotë se s’ka mund të bëjë më mirë sot, por ka mundur për dy vjet. Edhe ndërkombëtarët kanë hequr dorë për marrëveshjen finale, sepse e kanë humbur ambicien”, theksoi Krasniqi.
Më 27 shkurt, në Bruksel, kryeministri i Kurti e ka pranuar propozimin evropian. Kurse më 18 mars në Ohër ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje/arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër