Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës është deklaruar në lidhje me grevën në arsim.
Ai tha se është fundi i javës së pestë prej se nxënësve iu është ndërprerë mësimi.
Krasniqi theksoi se s’duhet të jemi as politikanë e as ekspertë për të kuptuar se sa e dëmshme është gjendja që iu shkaktua nga mos-devijimi i mësimit si pasojë e grevës.
“Kryeministri ka vazhduar me logjikën e konfrontimit , derisa unë kam kërkuar që të gjendet zgjidhje. Madje kemi thënë se do të ndihmojmë në çfarëdo mënyre. E çfarë ka bërë kryeministri? Problemi specifik që kërkon zgjidhje e ka shndërruar në zgjidhje të tij, për problemet e gjithanshme që i ka.Ka dashur të marrë poena politike për t’u dëshmuar njerëzve të tij se çfarë është të jesh kokëfortë e të mos lëshohesh para Rrahman Jasharajt. Për të s’kanë rëndësi as nxënësit as mësimdhënësit, me rëndësi është fundi. Sepse e ka traditë politike të mendojë për fundin pa menduar pasojat apo personazhet”,u shpreh Krasniqi.
Sipas Krasniqit, të tillë janë ata politikanë që politikën e shohin si përmbushje të egove pushtetare.
“Si shumë prej nesh, e prej qytetarëve të Kosovës ishim në presion të dëmeve që po shkaktoheshin nga kokëfortësia që po shkaktoheshin. Menduat vetëm si të dilni triumfues nga greva në arsim. Kjo mënyrë e të menduarit flet shumë për karakterin e qeverisjes që Kurti ka sjellë mes nesh, pra ja me ne ja me ata. S’ka lidhje për pasojat që po ndodhin në këtë çështje, por atë se si e konsideron pushteti atij. Derisa qytetarët prisnin investimet e qeverisë pas pandemisë, krejt çfarë morën është ndarja e qeverisë në tabore”, tha ai. /arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...