Krasniqi: Kurti e mori Gashin duke ia ditur mirë qëndrimet politike

17:04 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e kishte marrë Shkëlzen Gashin në kabinetin e tij duke ia ditur mirë qëndrimet politike dhe thotë se sot e shkarkoi vetëm për kalkulime politike.

“Albin Kurti e mori Shkëlzen Gashin duke e njohur mirë dhe duke ia ditur qëndrimet politike. Sot e shkarkoi sepse reagimi publik i doli jashtë kontrollit”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se Kurti s’ka parime dhe se e ka shkarkuar Gashin vetëm për të përfituar politikisht.

“S’ka parime këtu. Ka vetëm kalkulime të pushtetit”, ka shtuar tutje Frashër Krasniqi.

Kryeministri në detyrë sot ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi, pas deklarimeve të këtij të fundit rreth vrasjeve të civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme