Google ADS

Krasniqi: Kurti e ka krejt përgjegjësinë për situatën ku ndodhet Kosova

22:45 | 5 Korrik 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka bërë përgjegjës kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për situatën në të cilën gjendet Kosova.

Krasniqi tha se Kurti po prish raportet strategjike me vendet aleate.

Ai theksoi se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, por tha se refuzon kategorikisht ta formojë një qeveri të re me këtë legjislaturë.

”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, tha ai në një intervistë në T7.

Krasniqi shtoi se ”ushtria digjitale e Albin Kurtit“, u mundua që edhe Bill Clintonin ta paraqesë si “njeri i shitur”.

“Nuk është normale me u ndje njerëzit keq që janë me Amerikën. Dje militantët dëshironin me relativizu Bill Clintonin duke e paraqitur si njeri të shitur, ai është hero i gjallë”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme