Google ADS

Krasniqi: Kurtha ndaj meje, shteti po i frikësohet futjes time në politik

22:34 | 2 Mars 2017
M. A.

Imami i njohur shqiptar, Shefqet Krasniqi ka deklaruar se aktakuzat që po i ngritën atij janë të qëllimshme dhe të pabaza. Madje, gjatë një emisioni televiziv, ish-imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës ka thënë se disa persona po i frikësohen se mos po i futet politikës.

“Sot mem bo president vallahi s’bana. Pse shteti mi banë këto kurtha tutet se unë po hi politikës. O ju siguroj deri në kiamet se nuk hi, unë merrna me profesionin tim. Sot mem than, a po don mu kanë president i shtetit apo qetu ku je, unë tham; Shuj shuj… se ndërroj këtë post me asnjë të dynajs”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, pas dy vite hetimesh, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj imamit Krasniqi. Ai akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar si dhe për shmangie nga tatimi (mbi 20 mijë euro).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme