Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar 16 vjetorin e vdekjes së Triumf Rizës.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz por edhe afërisa njerëzore e kanë karakterizuar gjithmonë atë, shkruan Arbresh.info.
“16 vjet pa Triumfin! Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë.”, shkroi Krasniqi.
E këto karakteristika, sipas Krasniqit e kanë bërë Trumf Rizën të dallohet edhe në Policinë e Kosovës.
“Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend.”, tha ai.
Tutje ai tha se drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur edhe sot e kësaj dite.
“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur.”, shkRoi kreu i PDK-së.
“Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...