Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Sali Çakajn në 24 vjetorin e rënies së tij në Koshare.
Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka theksuar se kontributi i Saliut para dhe gjatë luftës ka qenë i rëndësishëm për luftën për çlirim, përcjell Arbresh.info.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të ngritura mbi guximin dhe sakrificën sublime të dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Sot, kujtojmë dhe nderojmë heroin Sali Çekaj, i cili, 24 vite më parë ra dëshmor në Kosharen e lavdisë.
Kontributi i Saliut, para dhe gjatë luftës, ka qenë tejet i rëndësishëm në moblizimin dhe frymëzimin e luftëtarëve të lirisë në luftën për çlirim.
Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të ngritura mbi guximin dhe sakrificën sublime të dëshmorëve të Kosovës.
Lavdi e përjetshme!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...