Google ADS

Krasniqi kujton Nënë Terezën: Promovimi i paqes në botë ishte misioni i saj jetësor

11:58 | 5 Shtator 2023
E.K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar Nënën Tereza në përvjetorin e saj të vdekjes.

Krasniqi, në një postim në Facebook, shprehet se Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë, përcjell Arbresh.info.

“26 vjet më parë kaloi në përjetësi humanistja më e shquar shqiptare në botë, Nënë Tereza. Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë!”, shkruqan Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme