Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave nga regjimi gjenocidal i Serbisë, në të cilat u vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.
Ai ka kujtuar me mall edhe gjyshin e tij Hysni Zhuniqin, që u vra po këtë ditë, bashkë me familjarë të shumtë, në masakrën e fshatit Fortesë, ish-Bellacërrkë.
“Këto masakra, nuk mundën as të ndalin e as të tjetërsojnë gatishmërinë e popullit tonë për liri, për fuqizimin e ndjenjës e veprimit çlirimtar kundër okupatorit serb. Andaj, ata mbesin në mbamendjen e popullit tonë si dëshmi e përkushtimit të paepur për liri. Sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, me zotimin se ideali i tyre për shtet të lirë, për Republikën e Kosovës, do të fuqizohet e ndërtohet çdo ditë e më shumë, duke mos harruar kurrë sakrificën e tyre. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar ai.
I pari i PDK-së, tha se do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë.
“Sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët e martirët e kombit, të cilët ranë në altarin e lirisë, me zotimin se ideali i tyre për shtet të lirë, për Republikën e Kosovës, do të fuqizohet e ndërtohet çdo ditë e më shumë, duke mos harruar kurrë sakrificën e tyre. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha ai përmes një shkrimi në “Facebook”./arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...