Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 26-vjetorin e rënies.
Krasniqi përmes një shkrimi në “facebook”, tha se më 6 maj 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luani ishte vetëm 23-vjeç, e përkundër moshës së re, kjo nuk paraqiti pengesë për idealin që sipas tij, ai kishte në zemër.
“Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen”, shkroi Krasniqi.
Më tej, ai tha se pa guximin, frymëzimin dhe sakrificën e Luanit e të bashkëluftëtarëve të tij, Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr. /Arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit