Pas dështimit që gjatë ditës së sotme të ketë një marrëveshje mes Qeverisë dhe Sindikatave për dhënien fund të grevës, ka reaguar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se sot është dashur të ketë marrëveshje meqë sipas tij familjeve, prindërve e më së shumti fëmijëve u duhet zgjidhja e jo bllokada.
“Burrështetasit nga pushtetarët i ndanë mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes. Për të parët, pushteti është marrëdhënie e qeveritarëve me të qeverisurit. Për të dytët, është pronësi mbi të qeverisurit. Ti Kryeministër, dialogun me sindikatat e ke nisur mbrapshtë dhe je duke e ushqyer mbrapshtë, tamam si një pushtetar, larg çdo cilësie të një burrështetasi”, ka shkruar Krasniqi. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...