Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si lajm shumë të mirë fillimin e ndërtimit të autostradës “Korridori 8” në Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se kjo autostradë do të shërbejë për lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Është lajm shumë i mirë fillimi i projektit për ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës moderne që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë. Me një gjatësi prej 68 kilometrave, kjo autostradë me gjashtë korsi, do të ndikoj jashtëzakonisht shumë në lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të cilët jetojnë nëpër këto qytete”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka përgëzuar faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut për punën e tyre të rëndësishme për ndërtimin e kësaj autostrade.
“Përgëzoj faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe Zëvendës Kryeministrin Artan Grubi, të cilët po bëjnë një punë shumë të rëndësishme për shqiptarët që jetojnë atje”, ka shtuar ai.
Ndërsa, krejt në fund të postimit, Krasniqi nuk la pa kritikuar qeverinë Kurti.
Ai ka shprehur keqardhje për faktin që Kosova nuk po përjeton një ritëm të ngjashëm të punës dhe zhvillimit siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut. E për këtë ai ka kritikuar qeverinë aktuale.
“Fatkeqësisht, të njëjtin ritëm të punës dhe zhvillimit nuk po e përjetojmë në Kosovë. Qeveria e cila është zgjedhur për të punuar, me përjashtim të urës 3-metërshe në Saradran të Istogut, ka vendosur ta kaloj mandatin e saj pa asnjë projekt që përmirëson konkretisht dhe denjësisht jetën e qytetarëve tanë”, ka nënvizuar kreu i PDK-së./Arbresh.info
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës