Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, diskutua për “sfidat e ndryshme” me të cilat po përballen mësimdhënësit në Kosovë.
Krasniqi theksoi se këto sfida do t’iu vijë fundi pas zgjedhjeve nëpërmjet planprogramit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”./Arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...