Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas dy njësive elitare të Policisë së Kosovës, Njësiti Special Intervenues, dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, para Qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këto pamje nuk është dashur t’i shohim kurrë, shkruan Arbresh.info.
Ai tha që këto dy njësite janë krenarie e shtetit, e ata po injorohen dhe nënçmohen nga Qeveria.
Krasniqi ka shkruar se pamjet nga protesta e sotme tregojnë të vërtetën e turpshme të kësaj “Qeverie të paaftë”.
“E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.
Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.
“Kërkesat janë si në vijim:
1. Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
2. Rrezikshmeria të caktohet në 50% te pages baze dhe shtesa për kushte specifike të punës.”, thuhet në deklaratën e tyre para mediave./Arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...