Krasniqi: Krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të

12:08 | 4 Korrik 2022
arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.

“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të”, shkruan Krasniqi në rrjete sociale.

Ai ka uruar gjithë qytetarët amerikanë për këtë ditë.

“Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme