Google ADS

Krasniqi: KQZ të edukojë votuesit, votimet e pavlefshme shqetësuese (VIDEO)

15:29 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se numri i lartë i votimeve të pavlefshme është shqetësues.

Albert Krasniqi nga DnV tha në një konferencë për media se KQZ duhet të bëjë përpjekje të shtuara për edukimin e votuesve në mënyrë që të zvogëloj numërimin e votave të pavlefshme, shkruan arbresh.info.

“Numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues përkundër që sistemi zgjedhor ka mbetur i njëjtë ky numër është rritur nga zgjedhjet e 2014 në zgjedhjet e 2017. KQZ duhet të bëjë përpjekje të shtuara për edukim të votuesve në mënyrë që të zvogëloj numrin e votave të pavlefshme”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1446958592035895/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme