Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se qytetarët e vendit vitin 2022 do ta kenë në mendje si një vit jo të mirë.
Krasniqi mes tjerash para mediave ka deklaruar se koha në të cilën Kosova është tani është si më e keqja ndonjëherë.
“Vlerësoj se duhet të bëjmë një bilanc të tërë vitit për të kuptuar më saktë se pse gjërat janë kështu siç janë sot, si dhe pse këto zhvillimet e fundit e dëshmojnë më mirë, se çdo gjë tjetër që Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta prej se është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, e pa asnjë dyshim një moment të brishtë dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit të ekzistencës tonë si vend i lire, nuk as e lehtë dhe as dëshirë e jona që vitin 2022 të mos mund ta mbajmë në mend për gjëra të mira”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se ai dhe PDK-ja kishin paralajmëruar më parë se do të ishte një vit i tillë për qytetarët me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, kanë një kabinet të dobët dhe një program të varfër qeverisës.
“Me Qeverinë Kurti një na kishin treguar se çfarë na pret. Ky shtet do të mbahet mend me tri karakteristika atë të stagnimit ekonomik, vit i pasigurisë sociale dhe një i dështuar për politikën e shtetit”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...