Google ADS

Krasniqi: Kosova nuk ka politikë të jashtme, ministrja Gërvalla është bërë simbol i memeve dhe satirës

13:39 | 12 Prill 2022
S D

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Kuvendin e Kosovës në debatin për Politikën e Jashtme, ka thënë se Kosova ka abstenuar në këtë drejtim dhe s’ka politikë të jashtme.

Krasniqi e quajti kryediplomaten Gërvalla si të papërvojë që ka prodhuar skandale humoristike dhe është bërë simbol i memeve dhe satirës.

“Kushdo që e sheh drejt e kupton se sot po zhvillohet një momentum i ri gjeopolitik ku politika e jashtme e shteteve po merr rëndësi njëjtë si politika e brendshme. Kosova s’ka politikë të jashtme dhe ka abstenuar në këtë drejtim. Që nga rrafshi i përfaqësimit diplomatik e deri te reduktimi i politikës së jashtme në turizëm diplomatik pa relevancë. Shkarkimi i pa analizuar i ambasadorëve të Kosovës në qendrat botërore ka prodhuar jo vetëm vakum të pranisë së Kosovës në këto qendra por ka shkundur besimin e shteteve në Kosovën”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se Gërvalla ka prodhuar skandale humoristike që po përdoren nga Serbia në arenën ndërkombëtare, dhe se kjo është bërë sindrom i qeverisë Kurti.

“Debatin për politikën e jashtme nuk e kemi ftuar vetëm për skandalet e ministres Gërvalla por për pezullimin që qeveria i ka bërë politikës së jashtme. Ministrja Gërvalla është jo kompetente edhe pa përvojë që ka prodhuar skandale humoristike, fatkeqësisht këto memes janë më të popullarizuara se serialet vendore të cilat po përdoren nga Serbia, madje kjo satirë është bërë sindrom i qeverisë Kurti”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme