Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Komisioni për matjen e territorit e ka bërë territorin e Kosovës si plastelinë.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook e ka kritikuar ashpër pushtetin në lidhje me demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
KOMISIONI TERRITORIN E KOSOVËS E KA BËRË SI PLASTELINË
Shkruan: Jakup Kraniqi
Me kushtëzimet që BE-ja ia ka bërë Kosovës, askush ose pak kush mund të jetë dakord, veç qeveritarëve që i kanë pranuar si të tilla. Këtë e konfirmoi në një formë edhe eurodeputetja Fajon në emisionin interaktiv në KTV-së më 20 shkurt 2017. Ajo ndër të tjera tha: “Kriteret i kanë caktuar BE-ja se bashku me qeverinë e Kosovës”.
Nuk jam dakord edhe për faktin se BE-ja me këtë kushtëzim ka shkelur në vlerat e saja të traditës që ajo kishte vendosur për kriteret e liberalizimit të vizave. Ka shkelur të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe ka shkelur të drejtën elementare të njeriut. E drejta e njeriut për BE-në është e drejtë fundamentale.
Kuvendi i Kosovës bujarisht e pati pranuar EULEX-in, duke qenë e bindur se do të ndikojë në përmirësimin e Sistemit të Drejtësisë, se do të ndiqeshin të korruptuarit jo vetëm në Gjyqësi e Siguri, por në gjithë jetën institucionale, e cila jo vetëm që nuk ndodhi, por pati dyshime se u korruptuan edhe prokurorë e gjyqtarë të EULEX-it.
Por, nuk mund të pajtohem as kur i pari i vendit tonë drejton akuza publike kundër BE-së, e cila “nuk na paska vizion e lidership”?! Po e zëmë se “BE-ja nuk paska vizion e lidership”, por e gjithë çështja është, kush e ku po e thotë?! Nëse “Be-ja nuk ka vizion e lidership”? Pse vendi ynë nga mëngjesi e në mbrëmje ose err e terr përbetohet për rrugëtimin tonë drejt integrimeve në BE? Për liberalizim e integrim në BE? Këtu natyrshëm shtrohet pyetja, pse të integrohemi në një vend që nuk ka vizion e lidership?! Apo pse të mos rrimë këtu ku kemi vizion e lidership edhe për eksport?!
Nëse, “BE-ja nuk paska vizion e as lidership”,siç po thotë Hashim Thaçi, pse atëherë po kërkon nga deputetët e partive të koalicionit (PDK e LDK) që ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi? Madje, pse të shkojmë atje ku nuk ka vizion e lidership?!
A ka mundësi që dikush të na tregojë prej nga vrapi i Presidentit dhe i Kryeministrit të Kosovës për t’i falur territor Malit të Zi? Çfarë matje bëri Komisioni i formuar për të vërtetuar punën e Komisionit qeveritar, sipas të cilit territori i Kosovës është rritur edhe përkundër asaj, që më demarkacionin e përfunduar me Maqedoninë, Kosova kishte humbur territor?! A ka mundësi, që edhe përkundër humbjeve të territoreve me demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi, Kosovës t’i rritet territori?! Sipas këtyre ekspertëve, të udhëhequr nga Akademiku po del që sa më shumë territor që humbë Kosova, kur ta masin këta “ekspertë”, territori i Kosovës rritet?! Sikur territori ynë të ishte prej plastelinës. A do të rritet territori i Kosovës edhe pas demarkacionit që duhet të bëhet me Serbinë?
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...