Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Kosova dhe Danimarka kanë një histori tejet të mirë të partneritetit të ndërsjellë.
“Përveç bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, përmes Traktatit Kosovë- Danimarkë, i cili parasheh shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të dy vendet tona duhet të thellojnë bashkëpunimin përmes marrëveshjeve bilaterale edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, ka shkruar ai,
Tutje theksoi se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Danimarkës për kontributin domethënës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.
“Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij e të Danimarkës për vendin tonë”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës