Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me Vetëvendosjen nuk do të ketë kompromis asnjëherë, por koalicioni qeverisës kishte shpresuar te LDK-ja, pasi këta të fundit kishin qenë në vazhdimësi në favor të dialogut.
“Konsensus nuk kemi me arritur asnjëherë, duke llogaritur qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, LDK-ja në të kaluarën ka qenë në opozitë, por ka mbështetur procesin e dialogut dhe ka votuar edhe marrëveshjen e vitit 2013”, tha Krasniqi.
“Edhe AAK-ja sa ishte në opozitë, kishte dërguar të dërguarin e saj në dialog në atë kohë që ishte Blerim Shala”, shtoi deputeti i PDK-së.
Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë se PDK-ja ka tejkaluar një situatë të krijuar në shtator me rezolutat e propozuara nga subjekte të ndryshme politike.
“Z.Veseli u ka dërguar të gjithë liderëve të subjekteve politike një draft platformë, që do të ishte bazë e një dakordimi të një dokumenti, por nuk pati asnjë lëvizje [nga opozita]”, tha nënkryetari i PDK-së.
Deputeti i koalicionit qeveritar thotë se Kosova tashmë është e vonuar në procesin e dialogut me Serbinë.
“Nuk dua të paragjykojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë ne jemi vonë për dialog. Për dialog është duke u folur që nga prilli apo maji”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi thotë se është e qartë që asnjë marrëveshje nuk kalon pa marrë shumicën e kualifikuar në Kuvendin e Kosovës.
“Unë nuk i frikohem Presidentit sepse ai nuk bën gabime, sidomos në raport me Kushtetutën e Kosovës”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...