Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar mobilizim për të votuar për Shaip Kamberin që të merr sërish mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka lavdëruar punën e Kamberit si deputet, dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët në Tërnoc, që të dielën, me 27 maj të dalin e të votojnë për të, shkruan arbresh.info
“Mobilizim për Shaip Kamberin! Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc. Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, të dielën, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Kamberi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili, sipas tij, nuk guxon të ndalet.
“Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”. / arbresh.info/
lexo edhe:
Kamberi: Lugina nuk i nënshtrohet Ivica Daçiqit dhe partnerëve të tij
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...