Krasniqi: Jemi optimistë se do të kalojë Demarkacioni

08:31 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.

Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se disa deputetë të VV-së nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin./Epoka e Re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme