Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja me COVID-19 po rëndohet ditët e fundit, ndërsa nuk mohon mundësinë që Kosova të jetë në prag të një vale të re me koronavirus.
“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur trend në rritje të rasteve të të infektuarve dhe është përcjellë më rritje te rasteve për trajtim spitalor. Gjatë janarit dhe shkurtit kemi pasë situatë të qetë, por tash, sidomos këtë javë kemi hyrë në fazë me trend në rritje të të infektuarve”, tha ai.
Krasniqi tha se krahasuar me dy muajt paraprak kur nuri i të hospitalizuarve nga COVID-19 ishte rreth 460, tash thotë se ka shkuar në 573 për shumë më pak ditë. Shton se kjo është një rritje e të hospitalizuarve për 15 për qind.
Pikërisht këto, thotë Krasniqi, janë indikatorë se Kosova mund të përjetojë një valë të re.
Ai nuk i vë faj vetëm fushatës zgjedhore me tubimet partiake për numrin në rritjeve të rasteve, por thotë se ka edhe arsye të tjera.
“Grumbullimet gjatë fushatës njihen si super shpërndarës të virusit dhe kanë rolin e vet, por kanë ndikim edhe aktivitetet e tjera. Si duket ka filluar një humbje e përqendrimit individual dhe kolektiv ndaj pandemisë. Nuk guxojmë të shpërqendrohemi. Çdo mosrespektim i masave shkon me shpërndarje më të madhe të virusit”, tha ai.
Krasniqi tha se duhet të respektohen masat që janë në fuqi.
“Jemi në situatë të re, kur jemi në prag të një vale tjetër të mundshme. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer sjelljen e partive gjatë fushatës por nuk guxojmë të lejojmë që për arsye të ndryshme të rrezikojmë shëndetin. Duhet të respektojmë masat, patjetër e kemi kërkuar t’i respektojnë qytetarët dhe institucionet të shtojnë aktivitete për mbikëqyrjen e masave”, tha Krasniqi.
“Gjendje po rëndohet, kemi rritje të numrit të rasteve që po kërkojnë trajtim spitalor”, tha ai.
Krasniqi: Nuk presim të kemi probleme me oksigjen si vitin e kaluar
Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk pret që të ndodhin probleme me mungesë oksigjeni si vitin e kaluar te pacientët me COVID-19.
Krasniqi shtoi në “Interaktiv” të KTV-së se edhe furnizimi me barna është me sasi të mjaftueshme, përveç llojit të remdesivirit, duke iu falënderuar edhe donacioneve të shumta nga jashtë.
“Kemi sasi të mjaftueshme të barnave për pacientët me COVID-19, tashmë po presim edhe furnizimin me remdesivir nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi sasi të mjaftueshme mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, duke iu falënderuar donacioneve të shumta. Nuk presim të kemi probleme të tjera me oksigjen si vitin e kaluar. Nuk krijohen rezerva të oksigjenit, përveç atyre vendeve që e prodhojnë. Por nuk presim të kemi probleme pasi edhe në Prizren, Gjilan, Pejë kemi rezervarë me oksigjen”, ka deklaruar Krasniqi./KTV/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...