Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë mbi 8 milion euro në 11 Komuna.
Komunat përfituese janë: Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.
“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, ka njoftuar Krasniqi në facebook.
Postimi i plotë:
Mbi 8 milion euro në 11 Komuna.
Me Kryetarët e Komunave përfituese nënshkruajtëm marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.
Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.
Projektet në Komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi 8 milion euro.
Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...