Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka filluar ta paraqesë mbrojtjen në gjykimin e tij për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe shmangie nga tatimi.
I pyetur nga avokati se cilat tema i ka ligjëruar, Krasniqi tha se ligjëruesi i ditëve të premte është e kërkuar fetarisht që të jetë në rrjedha sepse, sipas tij, është në parim të ligjshmërisë së faljes së xhumasë dhe ligjëruesi duhet të shikojë se çfarë kanë nevojë xhemati qoftë nga ana e besimit, etikës apo aktivitetit.
Bazuar në aktakuzë, a mendoni që ligjëratat e juaja kamë ndikuar që njerëzit të shkojnë në Siri, pyeti sërish avokati.
Ndërsa, i pandehur Krasniqi tha se përkundrazi. “Ligjëratat e mia kanë ndikuar që njerëzit të mos shkojnë atje”, shtoi ai.
Ish-imami është pyetur nëse ka pasur raste kur dikush e ka pyetur konkretisht se a të shkojë apo jo të luftojë në Siri.
“Veç e dëgjuam në CD-në që e pamë që unë nga ditët e para të kryengritjes në Siri, ende pa filluar lufta atje kam qenë prej të parëve nëse jo i pari që i kam paraprirë mosshkuarjes apo që mos të mendojnë të shkojnë atje dhe këtë e dëshmojnë me dhjetëra prononcime të mia qoftë në ligjerata qoftë nëpër televizione, radio, libra, tribuna, kontakte…”, shtoi Shefqet Krasniqi.
Ish-imami e pranoi se kanë pyetur se a të shkojnë në luftë (në Siri), porse përgjigjja, sipas tij, ka qenë e njëjtë. “Dhe për këtë ekzistojnë dëshmi falë Zotit me dhjetëra për mos me thanë qindra herë”, tha ai, raporton kallxo.com.
Më tej avokati e pyeti të pandehurin rreth disa personave që përmenden në shkresat e lëndës.
“As nuk i kam njohur, as nuk i njoh, bile as që e di mirë se për kënd bëhet fjalë. Sepse s’jam interesuar fare, sepse e kuptoj motivin”, tha Krasniqi i pyetur nëse i njeh Ilir Mustafën, Venera Ademim dhe Blerim Hetën.
Lidhur me dy ligjëratat, “Revulucioni Sirian” dhe “Ndihmone Sirinë“, i pandehuri u pyet se cili ka qenë qëllimi dhe mesazhi i tyre.
“Thash ma herët se prej detyrave të imamit është me fol për tema aktuale. Adaj çdo imam në Kosovë, në troje shqiptare, ka mbajtur një pjesë të ligjëratës nëse jo të plotë se çka po ndodh në atë pjesë të botës e nga ky rrafsh më është dashtë edhe mua me folë, me përshkru gjendjen apo ngjarjet që janë duke ndodhur atje duke mos harruar edhe qarkoren e BIK në korrik të vitit 2012 për krejt imamët e 800 xhamive të Kosovës që të gjithë ta mbajnë një ligjëratë për popullin sirian dhe është dërguar materiali nga ata për ligjëratë dhe në në bazë të materialit kemi fol”, theksoi ai./kallxo.com
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist